Sport

Shkupi “dorëzohet” në garën për titull, trajneri turk jep dorëheqjen!

6 Prill 2021, 10:07 Nga DOSJA
Shkupi “dorëzohet” në garën për titull, trajneri

MAQEDONI E VERIUT – 10 pikë diferencë me Shkëndijën në 8 javë të mbetura kampionat, konsdierohen shumë për Shkupin që duket se është dorëzuar në garën për titull. Humbja 2-1 në shtëpi ndaj Renovës këtë fundjavë, ka bërë që trajneri turk Hasan Ozer të japë dorëheqjen, e cila që është pranuar nga drejtuesit e klubit shqiptar.

“Java e 25-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, për ekipin tonë solli rezultat negativ në duelin kundër Renovës, ku pësuam disfatë me rezultat 1-2. Kjo ka bërë që shkaku i rezultateve të dobëta, trajneri i deritanishëm Hasan Ozer të jep dorëheqje, duke e lënë ekipin në pozitën e dytë me dhjetë pikë negativë ndaj kreut të tabelës.

Kryesia dhe futbollistët falënderojnë për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhë të trajnerit Ozer, duke i uruar suksese në karrierë. Kryesia e klubit tani më është vënë në kërkim të një trajneri të ri që do të udhëheq me klubin në vazhdim të kampionatit, ku në kombinim janë disa trajner, ndërsa emri i tij do të mësohet gjatë ditëve në vazhdim,”– ka njoftuar klubi i Shkupit nëpërmjet një njoftimi për shtypin.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport hasan ozer maqedonisë së veriut shkupit hasan ozer maqedonisë së veriut shkupit

Sondazh

Poll

Sport 5 Prill 2021, 17:32

Mbrojtësi kuqezi edhe më pranë Milanit

ITALI – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Napolit, Elseid Hysaj, mbetet nën vëzhgim të disa skuadrave të Serisë A, pas mungesës së rinovi...