Sport

Trajneri i Bjellorusisë jep dorëheqjen, u turpëruan nga Belgjika!

6 Prill 2021, 09:52 Nga DOSJA

BJELLORUSI – Pas humbjes 8-0 të Bjellorusisë nga Belgjika për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, sot ka ardhur edhe dorëheqja e trajnerit të kombëtares bjelloruse Mihail Markel, lajm të cilin e ka publikuar federate e këtij vendi në sajtin e saj zyrtar.

“Kam analizuar situatën pas ndeshjes ndaj Belgjikës dhe kam arritur në konkluzionin se duhet të dorëhiqem si trajneri i skuadrës kombëtare të Bjellorusisë,”- lexohet në vendimin e teknikut Markel.

Bjellorusia në fushatën eliminatore të botërorit “Katar 2022” renditet në vendin e parafundit me 3 pikë pas dy ndeshjesh, ku ka arritur të fitojë ndaj Estonisë dhe të humbasë 8-0 ndaj Belgjikës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport belgjika bjellorusisë estonisë katar 2022 mihail markel belgjika bjellorusisë estonisë katar 2022 mihail markel

Sondazh

Poll

Sport 5 Prill 2021, 17:32

Mbrojtësi kuqezi edhe më pranë Milanit

ITALI – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Napolit, Elseid Hysaj, mbetet nën vëzhgim të disa skuadrave të Serisë A, pas mungesës së rinovi...