Politike

Kush fiton në zgjedhje?/ Sondazhi:44.1% mendojnë PS, 38.8% PD-AN dhe 0.8% LSI

6 Prill 2021, 21:03 Nga DOSJA
Kush fiton në zgjedhje?/ Sondazhi:44.1% mendojnë PS, 38.8% PD-AN dhe

TIRANË- Duket se nga data 23 mars 2021 deri në 6 prill, mendimi se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit nga ana e shqiptarëve ka ndryshuar disi.

Sipas sondazhit Antonio Notos në Tempora dhe RTV Ora, 44.1% e të anketuarve, pavarësisht kë do të votojnë, mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama. Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar.

Surprizë ka qenë LSI e cila ka shënuar një shifër tejet të ulët prej 0.8%. 16.3% e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush fiton në 25 prill.

Krahasuar me datën 23 mars 2021, PS ka rënë me 0.5%, ndërsa PD dhe aleatët është rritur me 4.8 %. LSI duket se ka marrë një goditje të fortë në këto 14 ditë, pasi ka humbur 3.3%.

MARRË NGA ORA NEWS

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike antonio noto sondazh antonio noto sondazh

Sondazh

Poll