Politike

Mesazhet e forta të Palmer, Ambasada e SHBA-ve zbardh ‘takimet’ me krerët e shtetit: Kërkoi zgjedhje të lira e të nders

6 Prill 2021, 18:14 Nga DOSJA
Mesazhet e forta të Palmer, Ambasada e SHBA-ve zbardh ‘takimet’

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me takimet virtuale që zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer zhvilloi sot me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një status në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada e SHBA-ve ka përsëritur mesazhet e forta të Palmer, i cili kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme si dhe kandidatë të pastër në lista.

Sipas Ambasadës, Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë.

Statusi i plotë:

Gjatë një “vizite virtuale” në Shqipëri në 6 Prill, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer u takua me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha, për të konfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri ndërsa festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ata rikonfirmuan përkushtimin tonë të përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Me secilin prej udhëheqësve, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë. Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer gjithashtu përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi” në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë. Në fund, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer dhe zyrtarë të tjerë amerikanë presin me kënaqësi që të rifillojnë vizitat fizikisht sapo rrethanat t’i lejojnë ato.

Sot, në mënyrë virtuale, Palmer bëri bashkë kryeministrin Edi Rama kryedemokratin Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta. Palmer ka dhënë një mesazh për zgjedhjet dhe ka kërkuar që të jenë standartet e demokracisë. Palmer është bërë njësh me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, përsa u përket pastërtisë së figurës për kandidatët. Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit komentoi edhe kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike matthew palmer zgjedhjet 25 prill 2021 matthew palmer zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll