Ambasada e SHBA-ve në Kosovë godet qeverinë: Po emëroni në poste publike njerëz pa etikë, kjo praktikë e ç’nderon ven
Ambasada amerikane në Prishtinë ka dërguar një komunikatë për media me anë të së cilës shpreh shqetësimin për emërimin e personave të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare.
Në komunikatë thuhet: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin thellësisht të shqetësuara nga veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare – përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës.
Siç shkruan në komunikatën e ambasadës së ShBA-ve në demokraci, individët e emëruar në pozita të nivelit të lartë duhet të rrezatojnë fytyrë etike dhe të kualifikuar para botës; fatkeqësisht shembulli i Kosovës sa i përket emërimeve paraqet të kundërtën.
“Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen, dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare. Nominimi i këtyre individëve të pakualifikuar minon besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privon vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve. Po ashtu, kjo gjë pengon përparimin e Kosovës drejt ndërtimit të namit në rrafshin ndërkombëtar që do ta bënte atë partnere të dëshirueshme për vendet e tjera dhe forcon pozicionin e kundërshtarëve që do të pohonin se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë shkruan se individët duhet të kenë mundësi për të rindërtuar jetën e tyre pas këtyre shkeljeve të të kaluarës duke cituar një thënie të avokatit dhe humanitarit amerikan Bryan Stevenson. “Secili prej nesh është më shumë se gjëja më e keqe që e kemi bërë ndonjëherë”.
“Por, madje edhe përderisa historia rikujton kontributet pozitive të individëve, si dhe dështimet e tyre, disa sjellje do të duhej të çkualifikonin përjetësisht një individ nga pozita zyrtare: përfshirja në krime të rënda do të duhej të ngrinte shqetësim për përshtatshmërinë e një personi që ndonjëherë të mbajë një pozitë të tillë”.
Ambasada e SHBA-ve nëpërmjet kësaj deklarate nxit qytetarët e Kosovës, si dhe udhëheqësit e saj për të reflektuar se çfarë fytyre duan që Kosova t’ia tregojë botës.
“Iu bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës për ta marrë këtë çështje seriozisht dhe të ndalen e ta prapësojnë këtë prirje të emërimit të individëve, disa prej të cilëve ambasada tashmë i ka cekur me emër, përzgjedhja e të cilëve duket se çon përpara qëllimet afatshkurta politike e jo nevojat legjitime të qytetarëve të Kosovës ose kredibilitetin e shtetit”./Marrë nga Insajder
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Këshilltari i Thaçit ‘sfidon’ eprorin: Heqja e taksës ndaj mallrave serbe, një gabim strategjik
KOSOVË-Shefi i Kabinetit të Presidentit, Hashim Thaçi, ka folur pë taksën ndaj mallarave serbe, ku ka deklaruar se heqja apo pezullimi i taksës 100%...
Deklarata e fortë e Haradinajt: Mogherini tha në Tiranë ‘hiqni taksën se ua ndaj Kosovën’
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një deklaratë për mediet, teksa ka folur lidhur me propozimin për ndarje të Kosovës, u shpreh se kjo nu...
Horror/Shigjeta në fyt, bark dhe kokë, vriten në mënyrë të mistershme 3 persona në Gjermani
Gjermani- 3 persona janë vranë në Gjermani nga shigjetat, në një hotel pranë qytetit Passau. Mësohet se dy prej viktimave janë femra.“Mbrëmjen e së premtes rret...
Përmbytje në Bosnjë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa zona
BOSNJË- Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë një sërë problemesh në Bosnje dhe Hercegovinë, ku në disa vende janë përmbytur një numër i madh shtëpish dhe...
Foto/ Brenda stadiumit madhështor ‘Wanda Metropolitano’, gati për Ligën e Kampionëve
SPANJË- Stadiumi i tretë më i madh në Spanjë ‘Wanda Metropolitano’ i Atletico Madrid është i pajisur plotësisht për të pritur ndeshjen më të madhe në futbo...
U prekën nga kanceri për shkak të produktit të famshëm, çifti dëmshpërblehet me 2 miliardë $
SHBA– Juria e gjykatës shtetërore në Oakland arriti në përfundimin se akuzat e hedhura nga palët e dëmtuara ishin të vërteta. Produktet ‘Monsanto’ ishin shkakta...
Kufijtë e Kosovës, analisti britanik: Merkel ndaloi shkëmbimin e territoreve, ishte rrezik i madh
Kosovë- Për çështjen e shumëdiskutuar atë të korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, analisti i njohur britanik Tim Judah ka theksuar se kjo ide ...
Sondazhet e fundit krijojnë panik, Nigel Farage rezultate më të larta se partitë e tjera
ANGLI– Duke bërë kërdi në zgjedhjet lokale, Brexit duket se do të bëjë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet evropiane. Sondazhi i fundit për “Observer” e vë P...
Taksa për mallrat serbe, Vuçiç dy orë takim me patriku Irinej: I lutem perëndisë të të japë fuqi
SERBI- Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe ditën e djeshme trajtoi me detaje çështjen e Kosovës. Patriku Irinej dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçi&...