Bota

Këshilltari i Thaçit ‘sfidon’ eprorin: Heqja e taksës ndaj mallrave serbe, një gabim strategjik

14 Maj 2019, 12:25 Nga DOSJA
Këshilltari i Thaçit ‘sfidon’ eprorin: Heqja e

KOSOVË-Shefi i Kabinetit të Presidentit, Hashim Thaçi, ka folur pë taksën ndaj mallarave serbe, ku ka deklaruar se heqja apo pezullimi i taksës 100% për produktet serbe do të ishte një gabim strategjik.

Gjatë një intervistë në Klan Kosova, Bekim Çollaku është shprehur se taksa ndaj mallrave serbe duhet të mbetet në fuqi.

“Për mendimin tim do të ishte gabim strategjik që në këto momente të mendohet heqja e tarifave. Kulmi i presionit ndërkombëtar kaloi muaj më parë dhe gjatë asaj periudhe qeveria ka treguar vendosshmëri. Nëse kjo qeveri dhe ky koalicion i ka rezistuar një presioni aq të madh presion pozitiv nga SHBA-të në mënyrë që t’i jepej mundësi dialogut dhe në të njëjtën kohë nuk është bërë një gjë e tillë, atëherë cili është arsyetimi që një gjë e tillë të ndodhë sot kur momentumi për një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë është humbur. Prandaj konsideroj që taksa duhet të mbetet në fuqi”-është shprehur ai.

Çollaku në fjalën e tij theksoi se edhe pezullimi i taksës është diçka absurde, qoftë edhe për idenë e përfolur për pezullimin e saj disa ditë para Samitit të Parisit. Ai shtoi se pezullimin e saj nuk mund ta bëjë kryeministri i vetëm, duke përkrahur idenë e kryeministrit Haradinaj. “Vendimi i takon kryeministrit dhe qeverisë por edhe partnerëve të koalicionit andaj edhe heqja nuk do të ishte vendim vetëm i kryeministrit”, u shpreh këshilltari i presi.dentit Thaçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bekim collaku hashim thaci taksa ndaj serbise bekim collaku hashim thaci taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll