Bota

Horror/Shigjeta në fyt, bark dhe kokë, vriten në mënyrë të mistershme 3 persona në Gjermani

14 Maj 2019, 12:12 Nga DOSJA
Horror/Shigjeta në fyt, bark dhe kokë, vriten në mënyrë

Gjermani- 3 persona janë vranë në Gjermani nga shigjetat, në një hotel pranë qytetit Passau. Mësohet se dy prej viktimave janë femra.

“Mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00, 3 persona u regjistruan në një hotel të Passaut. Të shtunën, pastruesja i gjeti të vdekur. 2 prej viktimave, një burrë 53 vjeç dhe një grua 33-vjeçare gjendeshin në shtrat dorë për dore, të goditur disa herë me shigjeta. Viktima e tretë ishte një 30-vjeçare që ishte e shtrirë përballë krevatit dopio”, tha Walter Feiler, prokuror.  Theksojmë se gjuetia, shigjeta harku është e ndaluar në Gjermani. Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi të rëndë. Policia ka nisur hetimet.

Skena e vrasjes:

Marrëdhënia ndërmjet tre viktimave në hotel mbetet e paqartë. Torsten W është qëlluar dy herë në kokë dhe tre herë në gjoks, ndërsa Kerstin E, pranë tij në shtrat, kishte një shigjetë në kokë dhe një tjetër në gjoks.

Farina C u gjet e shtrirë para shtratit tjetër dhe kishte një të shtënë nga një hark në mes të fytit dhe mjekrës. Raportohet se Torsten W drejtonte një dyqan mallrash mesjetare në qytetin e vogël perëndimor të Hachenburg, duke shitur sende të tilla si, shpata dhe thika. Ende mbetet mister këto vrasje, pasi vrasjet me hark janë të rralla sot, në kohët moderne.

Burimi:BBC

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota vrasjet me shigjetë me hark në gjermani vriten 3 persona në gjermani vrasjet me shigjetë me hark në gjermani vriten 3 persona në gjermani

Sondazh

Poll