Bota

U prekën nga kanceri për shkak të produktit të famshëm, çifti dëmshpërblehet me 2 miliardë $

14 Maj 2019, 11:09 Nga DOSJA
U prekën nga kanceri për shkak të produktit të famshëm,

SHBA– Juria e gjykatës shtetërore në Oakland arriti në përfundimin se akuzat e hedhura nga palët e dëmtuara ishin të vërteta. Produktet ‘Monsanto’ ishin shkaktarë të përhapjes së kancerit në lëkurën e Alva dhe Alberta Pilliod, të cilët morën shpërblimin prej 2.055 miliardë dollarësh.

Është hera e tretë që nga gushti i vitit 2018 ku Monsanto (Lexo këtu), e cila u mor nga grupi farmaceutik gjerman “Bayer” vitin e kaluar, është urdhëruar të paguajë dëmshpërblime për pesticidet e bazuara në përbërësin glifosate.

Juria vendosi të hënën se kompania kishte vepruar me neglizhencë, duke mos paralajmëruar për rreziqet që lidhen me produktin. Megjithatë, Bayer mohoi akuzat, duke këmbëngulur se “Roundup” është i sigurt për t’u përdorur.

Pas vendimit, 76-vjeçarja Alberta Pilliod përshkroi se si ajo dhe burri i saj Alva kanë luftuar kancerin gjatë nëntë viteve të fundit.

Juria i dha zotit dhe zonjës Pilliod më shumë se £ 772 milion secilit, si dhe një total prej më shumë se 42.5 milion paund dëmshpërblim.

Avokatët për çiftin, të cilët janë të dy në 70-at e tyre, e përshkruan çmimin e dëmeve si “historik”.

Produkti “Roundup” u krijua nga Monsanto në SHBA, në vitet 1970 dhe është bërë një nga përbërësit më të përdorur gjerësisht , në zhdukjen e barit, në mbarë botën.

Por, Bayer tani përballet me më shumë se 13,400 padi amerikane mbi rrezikun e pretenduar të Roundup për kancerin.

Burimi: EveningStandard

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 2 milion$ dëmshpërblim kancer monsanto produkt kancerogjen 2 milion$ dëmshpërblim kancer monsanto produkt kancerogjen

Sondazh

Poll