Bota

Taksa për mallrat serbe, Vuçiç dy orë takim me patriku Irinej: I lutem perëndisë të të japë fuqi

14 Maj 2019, 09:06 Nga DOSJA
Taksa për mallrat serbe, Vuçiç dy orë takim me patriku

SERBI- Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe ditën e djeshme trajtoi me detaje çështjen e Kosovës.

Patriku Irinej dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shprehën edhe një herë vendosmërinë që të vijojnë luftën për të nxjerrë maksimumin nga çdo marrëveshje, pa u ndikuar nga shantazhet e palës tjetër.

Pas mbledhjes që zgjati gati dy orë e gjysmë me patrikun Irenej, Vuçiç u zotua se do të fillonte të luftonte edhe më shumë që të luftonte në interes të kombit të tij, pa rënë pre e shantazheve politike.

“Kisha ndonjëherë ka pikëpamjet e veta që ndryshojnë nga tonat, por besoj se po punojmë në interesin më të mirë të vendit tonë. Çdo vendim për Kosovën do të jetë i vështirë. Sikurse më tha një peshkop, çfarëdo që të bësh, fajtor ty do të bëjnë.”

Ndërkaq, patriku Irinej i Beogradit, duke e vlerësuar si heroike kurajën e Vuçiç përballë qytetarëve të vet dhe Kosovës, premtoi se ai vetë dhe Kuvendi i Kishës nuk do të heqin dorë nga fqinji jugor.

“Përpjekjet për Kosovën kushtëzohen edhe nga situata në botë dhe nga aleatët që mbështetin njërin krah apo tjetrin. Unë i lutem perëndisë që t’i jap Vuçiçit fuqinë dhe urtësinë për ta kryer rolin e Presidentit në mënyrën më të dobishme.”

Kosova ka vendosur tarifat 100% ndaj mallrave serbe në doganat e Kosovës. Një veprim i tillë ka dëmtuar ekonominë serbe duke përë që përfaqësuesit e saj të bojkotojnë dialogun për zgjidhje që po zhvillohet në Bruksel. Pala serbe ka deklaruar se nuk do të paraqitet në dialog deri në heqjen e tarifës, ndërsa delegacioni i Kosovës bën me dije se taksa do të hiqet në momentin që Serbia do të njohë pavarësinë e vendit të tyre. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic patriku irinej taksa per mallrat serbe aleksander vucic patriku irinej taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll