Aktualitet

Silva Bino: Nuk mund të vaksinoheni nëse keni familjarë të infektuar, prisni dy javë

6 Prill 2021, 18:41 Nga DOSJA
Silva Bino: Nuk mund të vaksinoheni nëse keni familjarë të

TIRANË– Shefja për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka këshilluar qytetarët që kanë qenë në kontakt me një të infektuar që të presin dy javë për ta bërë vaksinën.

Në një intervistë për Top-Chnanel, Bino tha se kur qytetarët kanë të infektuar brenda familjes, duhet të kalojë periudha e inkubacionit në mënyrë që ata të injektohen. Sipas Binos, katër tipet e vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri janë efikase dhe ulin format e rënda dhe vdekjet nga koronavirusi.

“Shpesh herë, ka qytetarë që janë asimptomatik dhe kanë pasur kontakt me një person pozitiv. Normalisht, ata nuk duhet të vaksinohen brenda dy javëve. Kur kanë të infektuar brenda familjes, duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit. Nuk ka asnjë indikacion të veçantë për një vaksinë apo tjetër. Të gjitha vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve të rënda 100% dhe ndaj vdekjeve. Ky është misioni kryesor në lidhje me Covid-19. Sa i përket transmetueshmërisë, kjo gjë po studiohet”, tha Bino.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi silva bino nis vaksinimi masiv ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll