Aktualitet

Vrasja e Kumbarit të Shkodrës, Veliu mbledh kupolën e Shkodrës, gjysmë ore takim për atentatin me 120 plumba, ende asnjë

6 Prill 2021, 17:56 Nga DOSJA
Vrasja e Kumbarit të Shkodrës, Veliu mbledh kupolën e

SHKODËR– Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës. Dosja.al ka mësuar se dy ditë pas vrasjes mafioze të Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe si ‘Kumbari i Shkodrës’, Veliu ka zhvilluar një takim me zyrtarë të policisë së Shkodrës.

Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë edhe anëtarë të grupit hetimor që po punojnë për zbardhjen e vrasjes së 4 Prillit dhe kanë mbledhur provat nga vendi i ngjarjes.

Gjatë 30 minutave mbledhje, Veliu ka kërkuar angazhim maskimal për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërkohë edhe pse kanë kaluar dy dite nga atenteti, nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar për këtë vrasje.

Pllanaj u ekzekutua dy netë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Autorët e ndoqën dhe ecën paralelisht me të për 150 metra dhe zbrazën 120 plumba kallashnikovi me mjetin “Range Rover”, ku dhe ndodhej ‘Kumbari i Shkodrës’. Më pas dogjën mjetin dhe u larguan.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ekzekutohet bardhok pllanaj ardi veliu ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll