Aktualitet

Aksident me dy viktima në Lushnje, mjeti doli nga rruga dhe u përmbys

6 Prill 2021, 17:41 Nga DOSJA
Aksident me dy viktima në Lushnje, mjeti doli nga rruga dhe u përmbys

LUSHNJE– Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Krutje, në fshatin Gurrëz e Vogël, rreth orës 18:30.

Mësohet se mjeti ku po udhëtonin dy persona, ka humbur ekuilibrin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vend. Trupat janë nxjerrë nga mjeti dhe janë dërguar në morg.

Siç shihet në foto, mjeti ka përfunduar në kanal, ku he ndërruan jetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Personat që humbën jetën mësohet se janë dy elektriçistë që ktheheshin nga puna. Ata janë identifikuar si Ilir Shabani dhe Mihal Jani.

Ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima ne lushnje lushnje aksident me dy viktima ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll