Aktualitet

Bien në mënyrë drastike shifrat, shënohen 9 viktima dhe 141 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

6 Prill 2021, 15:50 Nga DOSJA
Bien në mënyrë drastike shifrat, shënohen 9 viktima dhe 141

SHQIPËRI– 2283 viktima, 29 mijë 618 të infektuar aktivë dhe 95 mijë e 35 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësië, në bilancin e 24 orëve të fundit bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nëntë persona nga Covid-19. 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.

Në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 141 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Prill 2021)

Raste të reja ditore        141
Të shëruar në 24 orë     604
Të shtruar në spitale      256
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2334

Testime totale            575,055
Raste pozitive             126,936
Raste të shëruara        95,035
Raste Aktive                 29,618
Humbje jete                  2283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   20978
Fier      2556
Durrës   1233
Gjirokastër  1229
Shkodër  1028
Vlorë     743
Korçë   737
Kukës     346
Dibër    337
Elbasan  243
Lezhë     134
Berat     54

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll