Aktualitet

Nesër nis vaksinimi për farmacistët në Tiranë, kush dëshiron të injektohet mund të plotësojë këtë formular

6 Prill 2021, 15:05 Nga DOSJA
Nesër nis vaksinimi për farmacistët në Tiranë, kush

TIRANË– Nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Tiranë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Urdhëri i Farmacistë të Shqipërisë, përmes një statusi në rrjetet sociale. Në një njoftim në Facebook, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë ka postuar një formular që mund të plotësohet nga të gjithë farmacistët që kanë dëshirë të vaksinohen me të gjitha të dhënat e nevojshme.

Pas plotësimit të të dhënave, listat do t’i dërgohen qëndrave të vaksinimit dhen esër do të nisë procesi.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit,”- shkruhet në status.

Shqipëria futet sot në ditën e 10-të të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona. Deri më sot është bërë imunizimi i bluzave të bardha, mësuesve, personaliteteve dhe të moshuarit kanë marrë dozën e parë. Ndërkohë ka nisur edhe vaksinimi i policëve e gazetarëve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll