Politike

Pastërtia e kandidatëve, Palmer: Kim ka qenë e qartë, Shqipëria po mundohet të vaksinojë popullin

6 Prill 2021, 16:36 Nga DOSJA
Pastërtia e kandidatëve, Palmer: Kim ka qenë e qartë,

TIRANË– Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattew Palmer  është bërë njësh me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, përsa u përket pastërtisë së figurës për kandidatët.

Palmer, pas takimit online që pati me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta, tha se Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Përsa i përket procesit të vaksinimit, Palmer tha se Shqipëria ka bërë ç’është e mundur që të vaksinojë popullin e saj, ndërsa Reforma në Drejtësi ka përparuar shumë. 

“E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente Stërvitje ushtarake me disa vende të NATO-s, ne kemi zgjedhur edhe Shqipërinë që është anëtare e NATO-s. Ndërkohë jemi të përkushtuar që të ketë vaksina në të gjithë botën. Përsa u përket vaksinave, Shqipëria po mundohet për popullin e saj. Reforma në Drejtësi do të vijojë, do të japë rezultate. Duhet të jetë prioritet për Shqipërinë, është bërë goxha progres,“- tha Palmer. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mattew palmer zgjedhjet 25 prill 2021 mattew palmer zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll