Politike

Rama sulmon Opozitën nga Kolonja: Gjino dhe Gogoli përhapin panik dhe shpifin për vaksinash, ne nuk ju mbledhim se s’duam t

6 Prill 2021, 14:40 Nga DOSJA
Rama sulmon Opozitën nga Kolonja: Gjino dhe Gogoli përhapin panik dhe

KOLONË– Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Kolonjë kandidatët për deputetë të kësaj zone, nga ku kërkoi mandatin e tretë. Minutazhin që foli, kreu i qeverisë e përdori për të sulmuar Opozitën, të cilën e konsideroi një çetë që ka mbledhur lloj e lloj ‘rrypash’ që po çojnë njerëzit drejt infektimit.

Referuar denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili paraditen e sotme tha se një 67-vjeçare me emrin Xhevahire Vladi, ka përfunduar në spital pasi ka bërë vaksinën kundër koronavirusit, Rama tha se është një turp. Lulzim Basha, të cilin e quajto Gjino dhe Berishën që ecilësoi gogoli dixhital, sipas Ramës po përhapin lajmë të rreme dhe po shpifin për vaksinat.

Kreu i qeverisë tha më tej se edhe ai apo kandidatët e Partisë Socialiste kanë  marrë shumë mesazhe ku njerëzit kërkojnë të dalin në sheshe, të brohorasin e të dalin me flamuj, por që ata nuk i kanë pranuar dhe nuk i kanë mbledhur, pasi nuk duan t’i infektojnë.

E pranishme në këtë takim, ministrja Olta Xhaçka u shpreh se do t’i bëhet kryeministrit Edi Rama si rodhe, njësoj si flokët e saj (kaçurrelë) dhe do t’i kërkonte investime për atë vend. Ministri i Mbrojtjes dhe kandidati për deputet Niko Peleshi, ka premtuar nga Kolonja se rruga Korçë- Kolonjë do të bëhet për 15 minuta. I pranishëm në takimin e kandidatëve me kryeministrin Rama, Peleshi u shpreh se kjo rrugë që sot bëhet për 65 minuta, do të shkurtohet duke nisur nga viti i ardhshëm.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll