Politike

“Pse nuk e tregojmë forcën”/ Rama tregon mesazhet: Niko është përmbytur, njerëzit duan të dalin në sheshe me flamuj,

6 Prill 2021, 14:53 Nga DOSJA
“Pse nuk e tregojmë forcën”/ Rama tregon mesazhet: Niko

KOLONJË– Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar takimin e tij me kandidatët për deputetë në Kolonjë për të sulmuar edhe njëherë tjetër Opozitën. I pranishëm në takim, Rama tha se ndryshe nga Partia Demokratike, ata nuk i mbledhin mbështetësit e tyre sepse nuk duan t’i infektojnë.

Rama shtoi se kanë marrë shumë mesazhe ku njerëzit kërkojnë të dalin në sheshe, por që ata nuk i kanë pranuar dhe nuk i kanë mbledhur. 


“Çfarë sjellin fushatat, sjellin humbje jetësh…po në Malin e Zi çfarë solli? Rritje numri të infektimeve, humbje jetësh dhe këto…këto solli. Pse duhet Shqipëria të bëhet viktimë e këty rasteve. Çfarë besimi mund të kenë njerëzit tek ata që nuk kanë forcën e nevojshme të karakterit…edhe mua më shkruajnë. Niko më tregonte se është përmbytur me mesazhe, ‘pse nuk dalim të tregojmë forcën’; ‘pse nuk dalim me flamuj’…për arsyen e vetme se ne nuk jemi njësoj me ata, një çetë që ka mbledhur njerëz pa din e pa iman. Ne jemi Partia Socialiste, kemi karakter tu bëjmë ballë sfidave. Mandatin e dytë sfidat në kthyen në një luftë dhe jo në një qeverisje. Ata të tjerët kanë si qëllim vetëm të mbledhin njerëz dhe të infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek program, që në fakt është meny dëshirash, ca do të dëgjosh ti, ata ta thonë. Prodhimi i qumështit do të ulet duke rritur prodhimin e djathit nëse të shesin ‘sapunin për djathë’ dhe kush ta hajë le ta hajë, kjo është PD,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Rama sulmon Opozitën nga Kolonja: Gjino dhe Gogoli përhapin panik dhe shpifin për vaksinash, ne nuk ju mbledhim se s’duam t’ju infektojmë! Xhaçka: Do të të bëhem rrodhe si flokët e mi. Peleshi: Korçë-Kolonjë, për 15 minuta

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll