Politike

Niko Peleshi: Rruga ka marrë rrugët, Korçë-Kolonjë do ta bëni për 15 minuta

6 Prill 2021, 14:40 Nga DOSJA
Niko Peleshi: Rruga ka marrë rrugët, Korçë-Kolonjë do

KOLONJË– Ministri i Mbrojtjes dhe kandidati për deputet Niko Peleshi ka premtuar nga Kolonja se rruga Korçë- Kolonjë do të bëhet për 15 minuta. I pranishëm në takimin e kandidatëve me kryeministrin Rama, Peleshi u shpreh se kjo rrugë që sot bëhet për 65 minuta, do të shkurtohet duke nisur nga viti i ardhshëm.

“Sot ka nisur një investim i madh në Kolonjë. Rruga ka marrë rrugën si me thënë. Jemi në prag të lotit të 3 sapo të mbarojë i dyti dhe viti që vjen do të jetë viti i fillimit të lotit të 3-të. Kjo rrugë do të shkurtojë aksin Korçë-Kolonjë dhe do të keni mundësi ta bëni në diçka më shumë se 15 minuta. Në rast se sot do të duhet t’i bien nga Elbasani e Fieri për 6 orë për të shkuar në bregdet, kjo kohë përgjysmohet me rrugët e reja të bëra,”- tha Peleshi ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama sulmon Opozitën nga Kolonja: Gjino dhe Gogoli përhapin panik dhe shpifin për vaksinash, ne nuk ju mbledhim se s’duam t’ju infektojmë! Xhaçka: Do të të bëhem rrodhe si flokët e mi. Peleshi: Korçë-Kolonjë, për 15 minuta

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama niko peleshi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama niko peleshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll