Sokol Olldashi nderohet sërish tetë vite pas vdekjes, rruga në njësinë numër dy në Tiranë merr emrin e tij
6 Prill 2021, 14:18Nga DOSJA
TIRANË– Një rrugë në njësinë numër dy të Tiranës, do të marrë emrin e ish-deputetit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Tetë vite pas vdekjes së Olldashit, Veliaj ka vendosur që një rrugë në Tiranë të ketë emrin e ish-deputetit që ndërroi jetë në një aksident tragjik.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ka dërguar propozimin për emërtimin e kësaj rruge.
“Po propozojmë, me shpresën që të miratohen unanimisht, për emërtimin e një rruge me emrin “Sokol Olldashi”, një rrugë në njësinë numër 2, kjo vjen pas emërtimit të një shkolle me emrin ‘Bashkim Fino’ po në njësinë numër dy. Me emërtimin e rrugës ‘Sokol Olldashi’ është edhe një lloj balancimi, duke bërë një emërtim me emrin e ish-funksionarit dhe aktivistit të PD,”– tha Veliaj ndër të tjera.
Më herët në Lezhë, konkretisht në Shënkoll, rruga që të çon për në plazhin e Lezhës, mori emrin e Olldashit,i cili u nderua dhe me titullin “Nderi i Komunës”, dy muaj pas vdekjes së tij.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka propozuar sot që të falen 988 gjoba të vendosura nga Bashkia e Tiranës për familje të prekura nga 2 ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Njësinë 3, në Tiranë dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyr...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e sotme me qytetarët e njësisë numër 3 në Tiranë. Gjatë diskutimeve në disa biznese të vogla, B...
TIRANË– Partia Demokratike ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat. Ishte zëdhënësja e partisë, Floriana Garo ajo e cila është shprehur se Basha ...
ELBASAN– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim që kryeministri Edi Rama nuk duhet që ta shohë. Sot, Balla ...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka bërë publike në ‘Facebook’ një bisedë telefonike që ka zhvilluar me Edona Bilalin, kandidaten e PS në Shkodër. Ai e ...
TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka sulmuar gazetarin nga Kosova, Baton Haxhiun. Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Majko tha se gaze...
TIRANË– ‘Nga cili pyll kanë dalë këta?’ është deklarata që kryeministri Edi Rama thotë sa herë gjendet në vështirësi. Kjo u tha ditën e sotme në Korç...