Politike

Veliaj: Do të falen 988 gjoba të vendosura për familjet e prekura nga 2 tërmetet, falim tarifën për hapësirën publike, s

6 Prill 2021, 14:16 Nga DOSJA
Veliaj: Do të falen 988 gjoba të vendosura për familjet e prekura

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka propozuar sot që të falen 988 gjoba të vendosura nga Bashkia e Tiranës për familje të prekura nga 2 tërmetet.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se do të falen edhe të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021.

Veliaj shtoi se në këtë mënyrë, pas vaksinimit masiv, çdo biznes të punojë pa i paguar tarifat bashkiake. Ndërsa për të gjithë të tjerët, është shtyrë afati i pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. 

Pjesë nga fjala e Veliajt: 

Do të falen 988 gjoba të vendosura nga Bashkia e Tiranës për familje të prekura nga 2 tërmetet. Siç kemi premtuar, sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit, në kuadër të masave për përballimin e pasojave të Covid-19. Do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021.

Pra, duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante. Për të gjithë të tjerët e kemi shtyrë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. Pra, i kemi dhënë kohë edhe bizneseve të tjera që mos të nxitojnë. Mund ta bëjnë këtë gjatë muajit Maj.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion veliaj keshilli bashkiak erion veliaj keshilli bashkiak

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 10:37

Rama: Vrasjet janë përgjysmuar në Shqipëri!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pyetur ndjekësit e tij në Instagram, se sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit. Ai ka vendosur dy alternativa...