Sport

Mbrojtësi kuqezi edhe më pranë Milanit

5 Prill 2021, 17:32 Nga DOSJA
Mbrojtësi kuqezi edhe më pranë Milanit

ITALI – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Napolit, Elseid Hysaj, mbetet nën vëzhgim të disa skuadrave të Serisë A, pas mungesës së rinovimit me ekipin aktual. Mes skuadrave të interesuar për të janë Milani, Lacio apo edhe Roma.

Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, Milani nuk do ta blejë përfundimisht Diogo Dalot nga Mançester Junajtid, pasi çmimi i tij është i lartë, rreth 20 milionë euro dhe për këtë arsye është vënë në ndjekje të Hysajt, i cili do të ishte një goditje për kuqezinjtë, pasi do arrinin të siguronin një lojtar cilësor me parametra zero.

Aktualisht për t’u diskutuar është rroga e 27-vjeçarit, i cili pretendon 3 milionë euro në sezon, ndërsa Milani ka menduar të përfshijë bonuse në marrëveshje që t’i plotësojë dëshirat e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Pritet që akordi pritet të arrihet për 2.5 milion euro + bonuset.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll