Bota

Presidenti Pendarovski ‘sfidon’ paraardhësin Ivanov. Kjo është puna e parë që do të bëjë

14 Maj 2019, 08:26 Nga DOSJA
Presidenti Pendarovski ‘sfidon’ paraardhësin Ivanov. Kjo

SHKUP- Pas betimit si Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski, mësohet se ahpi i parë që do të marrë si kreu i shtetit është nënshkrimi i ligjeve të refuzuata nga paraardhësi i tij George Ivanov.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të kabinetit të Pendarovskit për mediet në Maqedoninë e Veriut, por nuk tregojnë se kur do të ndodhë.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë”, thuhet nga burimet e Alsat në Presidencë.

Seanca parlamentare e marrjes së detyrës nga Stevo Pendarovski u udhëhoq në gjuhen shqipe, nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferri.

Gjatë fjalës së tij, Pendarovski tha: “Puna e parë që do ta bëj, është ta shtrij dorën për bashkëpunim ndaj opozitës”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni george ivenov stevo pendarovski george ivenov stevo pendarovski

Sondazh

Poll