Bota

Në një tavolinë me Trump gjatë iftarit, ambasadorja e Çitaku tregon çfarë u bisedua (FOTO+VIDEO

14 Maj 2019, 08:59 Nga DOSJA

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shtruar një iftar për nder të muajit Ramazan, ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë amerikanë dhe diplomatë, mes të cilëve edhe ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasadorja, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se gjatë iftarit ajo ka qenë e ulur në të njëjtën tavolinë me Presidentin Trum dhe në krah të tij.

Çitaku shprehet se i ka treguar Presidentit të SHBA-ve për tolerancën fetare, si dhe e ka njoftuar lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

Postimi i Çitakut:

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj.

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasadorja çitaku donald trump ambasadorja çitaku donald trump

Sondazh

Poll