Politike

“Do ta bësh tërmet apo jo?!”/ Rama flet me Gjiknurin nga makina: Ka ardhur ky mo në Vlorë… presidenti, me ata të OFL-

5 Prill 2021, 12:18 Nga DOSJA
“Do ta bësh tërmet apo jo?!”/ Rama flet me Gjiknurin nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me të “besuarin” e tij në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknurin. Pas bisedës telefonike që zhvilloi me Niko Peleshin, mori edhe Gjiknurin për të mësuar më shumë rreth zhvillimit të fushatës në qytetin bregdetar, duke mos lënë në harresë kundërshtarët. Pasi mori përgjigje se fushata ishte e qetë, kreu i qeverisë u kujtua edhe për presidentin Ilir Meta, për të cilin e bëri fakt të kryer që kishte “zbarkuar” në Vlorë me persona që kanë precedentë penalë. Ndërsa mes tyre nuk munguan as batuatat dhe ironia. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Ça bëhet Damian?

Damian Gjiknuri: Mirë mo, ja fushatë, punë, lëvizje, takime.

Edi Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Damian Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja e duhur dhe do ta them edhe njëherë fjalën tërmet. Aty e ka lezetin. 

Edi Rama: Si shkon andej puna?

Damian Gjiknuri: E përgjithshmja mirë! Takime intensitet. Njerëzit kanë interes për fushatën. Problematika. Këto janë fushatat. E përgjithshmja mirë. Fushatë e qetë dhe pa pretendime. Nuk ka pretendime nga asnjë parti. 

Edi Rama: Leksua ç’bën?

Damian Gjiknuri: Secili në punën e tij, me elektoratin e tij.

Edi Rama: Ky ka ardhur ky?

Damian Gjiknuri: Kush? Presidenti?

Edi Rama: E presidenti i futbollit.

Damian Gjiknuri: Vjen i maskuar. Fshihet në tribunë. Mbrapa dyerve.

Edi Rama: Me OFL apo KÇK?

Damian Gjiknuri: Kur hyn…

Edi Rama: O Zot!

Damian Gjiknuri: LSI këtu sikur e ka humbur toruan. Nuk e gjejnë veten në Vlorë.

Edi Rama: Po me komunitetin çam, por ecin mirë?

Damian Gjiknuri: Ecin dhe e mirëpresim lëvizjen tonë.

Edi Rama:  Është goxha grua… Fate Velaj, ç’bën?

Damian Gjiknuri: Fate Velaj vazhdon mbështet PS dhe çdo takim. Ish-deputetët janë mbështetës për fushatën dhe nuk kemi asnjë konflikt. Është frymë e mirë tek PS.

Edi Rama: Unë po iki për në Korçë, por ti e di që nga Vlora s’më hiqet mendja. Më është futur edhe Durrësi në kokë tani…Po Vlorën e kam në zemër

Damian Gjiknuri: Po nip skelari ti…

Edi Rama: Nga skela e Vunoi, ehaa e ngatërruar loja. Mirë forca, ta bëjmë tërmet.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 damian gjiknuri edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll