Politike

PARALAJMËRIMI! Celibashi thirrje partive: Kujdes! Jemi të gjithë nën monitorim, do ketë sanksione! Kompania sllovene na tha

5 Prill 2021, 09:25 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI! Celibashi thirrje partive: Kujdes! Jemi të gjithë

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku edhe ka sqaruar vlefshmërinë e fletëve të votimit dhe mënyrën sesi qytetarët do të ushtrojnë vullnetin e tyre më 25 prill. Fillimisht, Celibashi ka kërkuar nga të gjithë forcat politike që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme, duke u kujtuar se të gjithë janë nën monitorim, duke nënkuptuar ndërkombëtarët. Për të gjithë shkelësit kryekomisioneri ka paralajmëruar sanksione! 


Kemi versionin përfundimtar të fletës së votimit. Sjell në vëmendje të partive politike dhe kandidatëve, për t’u angazhuar në një proces në përputhje me legjislatonin shqiptar dhe standadet ndërkombëtare. Legjitimiteti varet shumë nga qasja mbi përgatitjen e procesit. Çdo iluzion mbi atë që në fund të fundit do ta kemi një rezultat, ndaj sa nuk është vonë gjithkush prej nesh duhet të korrigjojmë çfarë nuk është bërë. Jemi të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar, dhe në fund të ditës do të kemi gjykim. Ata që nuk do përmbushin përgjegjësitë, do të ballafaqohet me sanksione përkatëse. Është rasti për t’u adresuar një thirrje kandidatëve për t’u angazhuar në një fushatë të qetë dhe të ndershme,”-tha Celibashi. 

Më pas, kryekomisioneri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke bërë me dije se në të gjithë KZAZ-të do të ketë postera të mëdhenj për të rikujtuar numrat e kandidatëve për deputetë në secilën forcë politike. Po ashtu edhe në çdo “dhomë” votimi do të ketë fletëpalosje me të gjithë emrat dhe numrat e kandidatëve për deputetë. Sipas Celibashit, vota mund të hidhet vetëm për një kandidat, por automatikisht +1 votë merr edhe partia në të cilën ai/ajo garon. Gjithashtu shqiptarët mund të zgjedhin edhe partinë por pa asnjë kandidat. Sa i përket dyshimeve për printimin në kohë të fletëve të votimit, kreu i KQZ sqaroi se nga një komunikim i sotëm me kompaninë ka marrë “ok”, pasi versioni me numra është më i thjeshtë për t’u përgatitur. 

PJESË NGA PRONOCIMI: 

Pyetje: Cila është forma e rregullt e votimit? Nëse votohet partia dhe jo kandidati, a është votë e vlefshme?

Celibashi: Ja si mund të votojë një zgjedhës. Është e qartë, numrat tregojnë kandidtët e renditur sipas asaj që kanë sjellë partitë politike. Votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit dhe koalicionit. Në çdo qendër votimi ne do të vendosim postera të mëdhenj me numrat e të gjithë kandidatëve. Do të vendosim fletëpalosje. Në rast se ndonjë prej votuesëve konfuzohet, do ta konsultojë informacionin me fletëpalosjen në dhomën e votimit. Nuk zgjidhet një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie tjetër. Në çdo rast zgjedhja duhet bërë brenda partisë. Mund të ketë votues që duan të votojnë vetëm partinë dhe nuk pëlqejnë asnjë kandidat. Edhe nëse zgjedh kandidatin, fleta e votimit është e vlefshme, por numërohet edhe si votë për partinë apo koalicionin që i përket kandidati.

Pyetje: Nga kompania që do të prodhojë fletët, do të ketë probleme për shkak të kohës së shkurtër?

Celibashi: Kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë dhe kemi marrë konfirmimin se në këtë format që është fleta e votimit mund t’i qëndrojnë afatit. Procesi në printim dhe transport është më i thjeshtë. Kështu që nuk kemi asnjë problem as me printimin dhe as me transportin në Tiranë. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë në të gjithë qarqet. Informacionin për fletën e votimit duhet t’ua kishim dhënë më 26 mars kompanisë por besoj që nuk do të kemi asnjë problematikë.

Pyetje: Krahasuar me nivelin me emra, modeli zyrtar e ul apo rrit pavlefshmërinë?

Celibashi: Nuk dua të jap asnjë gjykim. Kjo është fleta e votimit. Do të bëjmë të pamundurën që votuesit shqiptarë të kuptojnë mënyrën e votimit.

Pyetje: Si ndjeheni që jeni kryetari më i pafuqishëm i KQZ?

Celibashi: Do t’iua them më 26 prill. Pastaj ishte gjykim dhe vlerësimi juaj. Nuk e di sa qendron çështja e fuqisë. Nuk kam probleme se çfarë vendos Komisioneri, KAS apo Kolegji. Secili beson se ajo që bën është në përputhje me ligjin.

Dje Kolegji Zgjedhor vendosi përfundimisht mënyrën sesi do të votojnë shqiptarët për udhëheqësit e 4 viteve të ardhshme më 25 prill. Në çdo fletë votimi nuk do të ketë emra kandidatësh, veç atyre të koalicioneve ose të subjekteve politike, por do të jenë të renditur me numra. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll