LISTA-EMRAT/ Kush janë ish-ministrat e Sali Berishës që u “dogjën” nga Lulzim Basha, kabineti hije nuk përfshin të bes
5 Prill 2021, 10:33Nga DOSJA
TIRANE– Kandidati për Kryeministër, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë sot në emisionin e Bashkim Hoxhës, “Koha për tu Zgjuar”. Duke folur për përbërjen e kabinetit të ardhshëm, ai tha se nuk do të ketë asnjë ministër që ka qenë në kabinetet e mëparshme.
Ky vendim penalizon në fillim ata që kanë qenë ministra nga 2005 deri në 2013, kur Kryeministër ishte Sali Berisha. Kështu, emra si Flamur Noka si ish-ministër i Brendshëm, Aldo Bumçi si ish- ministër i Drejtësisë, Kulturës dhe i Jashtëm, Enkelejd Alibeaj si ish-ministër i Drejtësisë, Bujar Leskaj si ish- ministër i Kulturës, Ferdinant Xhaferri si ish – ministër i Kulturës, Turizmit dhe Rinisë.
Jo vetëm emra të listës, por edhe emra jashtë listës, por anëtarë të kryesisë, si Florion Mima, Genc Pollo, Genc Ruli madje dhe ish – presidenti Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, përjashtohen nga kabineti paraprkisht.
Edhe LSI dhe aleatët e tjerë të PD do të preken nga ky vendim. Tek LSI, Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo si ish – ministra të Shëndetësisë në kohën e Berishës, preken nga kriteri i përjashtimit bashkë me Edmond Haxhinaston si -ish ministër i Transportit. Gjithashtu Fatmir Mediu si ish- ministër i Mbrojtjes dhe Mjedisit dhe Nard Ndoka si ish – Ministër i Shëndetësisë.
Vendimi i Bashës, nuk prek vetëm qeverinë Berisha, por edhe të mëparshmet. Luan Rama i LSI, që ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë Nano të 2002, përjashtohet me këtë kriter. Agron Duka i PAA gjithashtu si ish – ministër i Nanos, tek Bujqësia.
Madje ky vendim shkon deri në qeverinë e Aleksandër Meksit 1992- 1996, ku ka qenë ministër i Shëndetësisë Tritan Shehu, i cili në qeverinë Meksi 1996-1997 u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Nuk dihet nëse vendimi i Bashës do të ketë fuqi te aleatët, por brenda partisë ka gjetur të papërgatitur të paktën 8 ish- ministra, po të përjashtohet Bujar Nishani, që si ish- President, nuk mund të ketë ambicien për ministër.
1. Sali Berisha – kryeministër 2. Ilir Rusmaili – zëvendëskryeministër 3. Besnik Mustafaj – ministër i Punëve të Jashtme 4. Arenca Trashani – ministre e Integrimit 5. Sokol Olldashi – ministër i Brendshëm 6. Fatmir Mediu – ministër i Mbrotjes 7. Ridvan Bode – ministër i Financave 8. Genc Ruli – ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës 9. Aldo Bumçi – ministër i Drejtësisë 10. Lulzim Basha – ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit 11. Genc Pollo – ministër i Arsimit dhe Shkencës 12. Maksim Cikuli – ministër i Shëndetësisë 13. Koço Barka – ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta 14. Jemin Gjana – ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 15. Bujar Leskaj – ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 16. Lufter Xhuveli – ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Qeveria e dytë e Sali Berishës (16 shtator 2009 – 10 shtator 2013
Sali Berisha – Kryeministër Ilir Meta- Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit Lulzim Basha – Ministër i Brendshëm Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes Bujar Nishani – Ministër i Drejtësisë Ridvan Bode – Ministër i Financave Petrit Vasili – Ministër i Shëndetësisë Dritan Prifti – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Myqerem Tafaj – Ministër i Arsimit dhe Shkencës Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit Ferdinand Xhaferri – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Genc Pollo – Ministër Shteti
(E.A/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka provuar gjithë çfarë tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi; SHBA dhe ndërkombëtarët po monito...
POGRADEC– Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ditën e sotme mitingun elektoral të Partisë Demokratike. Nga Pogradeci, ai u shpreh se deklaratat e tij nuk janë...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku edhe ka sqaruar vlefshmërinë e fletë...
POGRADEC– Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur ditën e sotme nga Pogradeci se ka përfunduar procesi i vaksinimit i mësuesve dhe bluzave të bardha. Ndër...
MALËSI E MADHE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur ditën e sotme në Malësi të Madhe. Atij iu është bërë një pritje entuziaste nga qyt...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Pogradec. Ndërkohë, rrugës për atje, ai ka vendosur që të marrë në telefon Niko Peles...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Durrës, aty ku është takuar me përfaqësues të komuniteteve të ardh...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, ku ka dëgjuar shqetës...