Politike

‘Po na monitorojnë të gjithëve’/ YURI KIM mesazh për KQZ: Do sigurohemi që zgjedhjet të jenë të drejta e transparent

5 Prill 2021, 10:04 Nga DOSJA
‘Po na monitorojnë të gjithëve’/ YURI KIM mesazh

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka provuar gjithë çfarë tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi; SHBA dhe ndërkombëtarët po monitorojnë çdo lëvizje të partive politike dhe KQZ-së. (Shiko këtu)

Më të mbaruar konferenca për shtyp, ambasadorja Kim ka përcjellë një mesazh, duke u shprehur se kishte ndjekur gjithçka në kohë reale, ndërsa shtoi se ishte shenjë e mirë që kishin arritur dakordësi për formatin e fletës së votimit. 

Ndër të tjera, në reagimin e saj në Twitter, Kim shtoi se SHBA-të do të mbështesin KQZ-në në përpjekjet për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent votimi. 

“Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit. Është shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim KQZ në përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente,”-shkruan Kim.

Prej muajsh ambasadorja Kim është kthyer në zërin më të fortë dhe apelues për zgjedhje të drejta e të ndershme, duke përmendur me emra dhe kandidatë që sipas saj nuk duhet të marrin pjesë në proces për shkak të të kaluarës së tyre. Si shembull ajo ka sjellë Tom Doshin. Ndërkohë që herë pas herë bën thirrje edhe për forcat politike që të mbajnë duart larg nga prekja e votave dhe kutive, duke paralajmëruar se me 25 prill do të jetë vetë në terren. Thirrjeve të saj së fundmi i është bashkuar edhe ambasadori britaik, Duncan Norman.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll