Politike

U gjobit me 50 milionë lekë! Kandidati i pavarur i Bulqizës, Debreshi: Autori i vërtetë është Rama! PD nuk gjobitet, part

5 Prill 2021, 10:59 Nga DOSJA

BULQIZË– Kandidati i pavarur i Bulqizës, Elton Debreshi ka bërë të ditur se është gjobitur me 50 milionë lekë pasi ka marrë pjesë në tubimin e datës 26 mars. Ai shkruan se autori i vërtetë i gjobitjes është Edi Rama.

Ndër të tjera, ai shkruan se për të njëjtat tubime, PD nuk gjobitet që do të thotë se partitë janë bashkë.

Postimi i plotë i Debreshit:

50 MILIONE LEKE GJOBE

Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres. Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke. Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori.Mua nuk me frikeson nje gjobe. As mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo.Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elton debreshi elton debreshi

Sondazh

Poll