Politike

Fushata e Bashës, Rama: Mendojnë se është shprehje xhelozie për turma, nuk ka diskutim që partia jonë mund të mbledhë n

5 Prill 2021, 09:43 Nga DOSJA
Fushata e Bashës, Rama: Mendojnë se është shprehje xhelozie

POGRADEC– Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ditën e sotme mitingun elektoral të Partisë Demokratike. Nga Pogradeci, ai u shpreh se deklaratat e tij nuk janë shprehje xhelozie e se dhe ata do të mund të mblidhnin turma të mëdha, ashtu siç bën PD-ja.

Mirëpo, Rama tha se jemi në kushte që duhet respektuar procesi i vaksinimit i cili duhet shqëruar me distancim.


FJALA E RAMËS:

‘Tani unë e kam përsëritur cdo ditë, ka njerëz që ju duket kjo si politikë, apo që mendojnë se është shprehje xhelozie për turma. Nuk ka diskutim që cdo parti, dhe ajo si e jona mund të mbledhë njerëz . Në kushtet kur vaksinimi është një armë, që duhet të shoqërohet me distancimin. Nëse nuk i bëjmë bashkë vaksinim dhe distancim nuk bëhet gjë. Nuk është kjo që duhet të ndodhë, kjo është thjesht papërgjegjshmëri.

Shqipëria futet sot në ditën e 9-të të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi rama ne pogradec edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi rama ne pogradec

Sondazh

Poll