Bota

Prej 3 vitesh pjesë e grupit “Al-Nusra” në Siri, vritet 23-vjeçari nga Kosova

14 Maj 2019, 07:39 Nga DOSJA
Prej 3 vitesh pjesë e grupit “Al-Nusra” në Siri, vritet

KOSOVË- Një 23-vjeçar nga Kosova, ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet Kosova, ndërsa është konfirmuar nga ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri.

Si shprehet për mediet kosovare: “Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”.

Rron Emini, mësohet se kiste shkuar para 3 vitesh në Siri, ku u ishte bashkuar organizatave terroriste.

Institucionet e Kosovës, bëjnë me dihe se në rpill kanë sjellë nga Siria 110 shtetas, mes të cilëve edhe 4 burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik. Personat e tjerë të kthyer janë fëmijë që kanë njërin prej prindërve me nënshtetësi kosovare dhe gra që kanë shkuar atje me burrat e tyre.

Po ashtu sipas autoriteteve kosovare, është planifikuar kthimi edhe i 60 shtetasve të tjerë nga Siria.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni al nusra rron emini vdes shqiptari në siri al nusra rron emini vdes shqiptari në siri

Sondazh

Poll