Politike

Biseda telefonike me Niko Peleshin! Rama i kërkon llogari: Si janë PD dhe LSI andej? Më mbytën mua, pse nuk mblidhemi, pse n

5 Prill 2021, 08:24 Nga DOSJA
Biseda telefonike me Niko Peleshin! Rama i kërkon llogari: Si janë PD

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Pogradec. Ndërkohë, rrugës për atje, ai ka vendosur që të marrë në telefon Niko Peleshin dhe ta pyesë me gjendjen aktuale të vendit para mbërritjes së tij. Rama e pyet fillimisht se si është situata ndërkohë që interesohet dhe për atë që po bëjnë kundërshtarët PD dhe LSI.

BISEDA:

Niko: Alo po kryetar.

Rama: Si je ca bën, si duket situata aty?

Niko: Shumë mirë, në cdo fshat ka mobilizim, ne kemi zgjedhur të vrapojmë më shumë ti takojmë nga dy herë, tre herë.

Rama: Organizmime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim me qafë, këta i marrin po ca të bëjmë ne tani. Më mbytën dhe mua, pse nuk mblidhemi dhe ne, pse nuk tregojmë forcën dhe ne. Ashtu dhe më mirë, se komunikojmë drejtpërdrejtë. Po këta si janë, PD LSI-ja.

Niko: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, po nuk po merremi me ata, nuk po e kthejmë kokën. Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, Edmond Spaho i premton gjëra që nuk bëhen.

Rama: Ai tjetri thotë do t’ju heqim traun.

Niko: Njerëzit i kuptojnë.

Rama: Rrugës jam unë, takohemi atje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne pgradec zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne pgradec zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2021, 06:26

TIRANË– Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa koha e shkurt...