Mitingu elektoral në Durrës & Malësi të Madhe! Basha pritet me entuziazëm nga qytetarët, thirrjet e tyre: O hero, Shq
5 Prill 2021, 07:57Nga DOSJA
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Durrës, aty ku është takuar me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Në bisedën që patën me Bashën, ata ngritën shqetësime të ndryshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën e zonave ku banojnë, pagat e mësuesve dhe mungesën e personelit shëndetësor në spitalin e Durrësit.
Dështimi i qeverisë në të gjithë sektorët e shtetit, Basha tha se shihet në fushatën që po bën kryeministri në ikje duke u kthyer në një satelit i kreut të opozitës. Ai u zotua se qeveria e drejtuar prej tij do zbatoj një plan urbanistik të mirëfilltë në shumë zona të qyteteve kryesore të Shqipërisë.
Pas Durrësit, Basha u nis drejt Malësisë së Madhe. Basha u prit me entuziazëm nga qytetarët të cilët kishin dalë me makina dhe flamuj në dorë. Basha u shpreh se shpesh herë politika i ka ndarë shqiptarët, por asnjherë ata s’kanë qenë më të bashkuar se sa sot. Për Bashën, kjo do të jetë fushata e parë dhe e fundit ku kryeministri bëhet satelit i kryeministrit të ardhshëm.
Basha, ka zhvilluar dhe nje takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe. Aty u firmos edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 prillit. Në bisedën që patën me Bashën, përfaqësuesit u shprehën se për 8 vite ky sektor vetëm është tallur duke ja humbur vlerat që ka për ekonominë. Basha u ndal te çështja ‘Bechetti’ për të cilën tha se për faj të Ramës dhe Veliajt, Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, ku ka dëgjuar shqetës...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme kurbën e vaksinimit kundër Covid, të cilat paraqesin atë që është bërë në 7 ditët e fundit. Në ‘Facebo...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë ditën e sotme raportin e Eurostat në lidhje me shpenzimet e shqiptarëve për tu ushqyer. Sipas...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar shtetin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit dje në seancën e zhvilluar në Kuvend, por në asnjë moment nuk ka përme...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24, teksa tha se në qeverisjen e t...
Politike 5 Prill 2021, 06:26
TIRANË– Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa koha e shkurt...
Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh politik.Harta është publ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video ku u bën thrrje qytetarëve që të mos e braktisin vendin e tyre. Në video Basha është s...
TIRANË– Bindja Demokratike do të duhet të ndryshojë logon pas urdhërit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, Kol...