Politike

Vjosa Osmani u zgjodh presidente, Rama asnjë fjalë për të, uron popullin: Qoftë një punë e mbarë!

5 Prill 2021, 06:48 Nga DOSJA
Vjosa Osmani u zgjodh presidente, Rama asnjë fjalë për të,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar shtetin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit dje në seancën e zhvilluar në Kuvend, por në asnjë moment nuk ka përmendur Vjosa Osmanin. Ndërkohë që të gjithë mediat botërore dhe liderët e tjerë politikë kanë uruar personalisht Osmanin, duke vlerësuar edhe arritjen e saj si grua në politikë, Rama është treguar fjalëpak. 

Ai shkruan shkurt dhe “thatë” se zgjedhja e presidentit i hap rrugë realizimit të programit qeverisës së Albin Kurtit, duke shtuar një urim: Qoftë punë e mbarë për popullin!

Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!,”-shkruan Rama.

“Krisja” mes Ramës dhe Osmanit u vu re gjatë vizitës së saj zyrtare si presidente në detyrë e Kosovës, disa kohë pas largimit të Hashim Thaçit për t’u gjykuar në Hagë. Osmani takoi dhe zhvilloi konferencë për shtyp me të gjithë kokat e politikës shqiptare përveç kryeministrit Rama, i cili nuk denjoi as të dëgjonte fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas takimit, kreu u qeverisë u mjaftua vetëm me postimin e disa fotove. Pas mungesës së Ramës në Kuvend, Osmani u shpreh se nuk kishte ardhur me emrin e saj por si përfaqësuese e shtetit të Kosovës, ndërsa kryesocialisti me gjuhë të ashpër e akuzoi se në Shqipëri po zhvillonte axhendën e saj politike. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vjosa osmani zgjidhja e presidentit ne kosove edi rama vjosa osmani zgjidhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2021, 06:26

TIRANË– Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa koha e shkurt...