Zotimi i Bashës: Në kabinetin tim, asnjë anëtar që ka shërbyer më parë!
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24, teksa tha se në qeverisjen e tij nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën.
Teksa u pyet nga gazetari Bashkim Hoxha se çfarë do të sjellë ndryshe forca politike që ai drejton, Basha u shpreh se kabinet i tij do të përbëhet nga anëtarë me integritet e profesionalizëm.
Në fund të intervistës, kryedemokrati bëri një zotim se nuk do të kërkojë mandat të dytë, nëse nuk zbaton një për një të gjitha pikat e programit të tij.
“Është shansi i shqiptarëve që më 25 prill jo thjesht të largojnë atë që nuk durohet më, por të zgjedhin me votë për ndryshimin. Garancia që unë jap është se pikat e këtij plani do t’i realizojmë një për një dhe nëse nuk i realizojmë, unë nuk do të kërkoj mandat të dytë”, tha Basha.
Pjesë nga intervista:
A do të ndryshojë diçka nga sjellja politike e forcës që përfaqësoni?
Basha: Uji rrjedh, jeta rrjedh. Në qeverisjen time nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën, por do të ketë anëtarë me integritet, me profesionalizëm, që do të jenë në gjendje të mbajnë peshën e përgjegjësisë. Do të përbëhet nga individë, zonja e zotërinj të spikatur, në fushat e tyre profesionale, që do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re politike. Kjo na karakterizon neve si ekip, por edhe mua. Politika sot është bërë një fjalë e pisët, sepse ka hyrë dhunshëm në jetën e shqiptarëve, duke rënduar problemet. Ndërsa politika siç e shoh unë nuk mund të jetë një teatër, në kurriz të aspekteve të bashkëjetesës. Specialistët e fushave të ndryshme duhet të kenë hapësirën për të kontribuar. Ndo të thoja një ndryshim me çdo lloj përqasje ndaj qeverisjes që mund të kemi pasur në këto 30 vite, për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar.
Qeverisja ‘Basha 1’ mund të jetë një qeverisje ‘Berisha 3’?
Shqiptarët duhet të kuptojnë se kur je në ikje, siç është kryeministri, je i detyruar të formulosh gënjeshtra, për të hequr vëmendjen nga dështimet. Kryeministri duhet të shpjegojë se çfarë ka bërë këto 8 vite, ku i ka premtimet, çfarë ka arritur. Duke qenë se nuk ka arritur asgjë, madje në disa aspekte ka shkuar mbrapa, atëherë fabula është sulmi i kundërshtarit politik, dhe tek unë fabula ndalet te kjo që ‘ja nuk është ky, është ai’. 25 prilli nuk është një betejë personale mes Ramës dhe meje, siç e sheh ai, dhe kjo është arsyeja pse nuk i përgjigjem, edhe pse ai mërzitet. Kjo është fushata e parë në këto 30 vite, ku kryeministri është kthyer në satelitin tim, sepse nuk ka asgjë tjetër për të dhënë më, ka shteruar në çdo kuptim. Po t’i heqësh Lulzim Bashën, vaksinën, pandeminë, nuk ka më fushatë. Kjo fushatë është për familjet shqiptare, nëse do vazhdojnë t’i përcjellin fëmijët e tyre në emigracion, apo do u japin atyre një shans, duke votuar për ndryshim, për PD, që ka një plan konkret për të zgjidhur disa nga problemet kryesore, që kanë shkaktuar valën e emigracionit.
Marre nga Balkaweb
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
‘Është sateliti im’/ Basha: Rama ka ndryshuar fjalorin nga kazani, tepsia, merret me mua! Duhet të debatojmë
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ në ‘News24’ ....
E para renditet Spanja! Shqipëria ndër 10 vendet e para në botë që ka më shumë gra në qeveri
Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh politik.Harta është publ...
“Mos ik”/ Basha, mesazh të rinjve: E ardhmja është këtu, ndryshimi po vjen
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video ku u bën thrrje qytetarëve që të mos e braktisin vendin e tyre. Në video Basha është s...
Urdhëri i Kolegjit Zgjedhor! Bindja Demokratike: Logon tonë po e bën PD-ja
TIRANË– Bindja Demokratike do të duhet të ndryshojë logon pas urdhërit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, Kol...
VIDEO-LAJM/ 110 mln euro GJOBË, Dreka mes Agaçit dhe Becchettit që fundosi Shqipërinë: Nuk është ide e mirë t’i bësh
TIRANË– Në fillim të vitit 2014, në një restorant të Tiranës, Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, ulet të drekojë me Fra...
Fleta e votimit me numra, Kaso: Truk nga Rama, ka turp nga kandidatët dhe kërkon t’i fshehë
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso e ka komentuar si një truk të kryeministrit Edi Rama vendimin e marrë nga Kolegjji Zgjedhor për fletën...
ZYRTARE/ Kolegji Zgjedhor vendos për fletën e votimit: Do të jetë me numra!
TIRANË– Kolegji Zgjedhor është tërhequr dhe ka marrë një vendim për fatin e Fletës së Votimit, për zgjedhjet e 25 prillit. Trupa e përbërë nga Gentjan Medj...
PËRFUNDIMTARE/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD-së, vendos për fletën e votimit me numra! BD ndryshon logon. Kaso: Truk
TIRANË– Më 25 prill, të gjithë shqiptarët që do tu drejtohen kutive të votimit, do të kenë në duar një fletë me numra. Kolegji Zgjedhor, që është shkalla e...
“Tu hiqet logoja”/ Topollaj i përgjigjet Kasos: PD-AN është subjekt zgjedhor më i ri se BD, logot nuk janë të ngjashme
TIRANË– Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj i është përgjigjur përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili kërkoi që BD të garoj...