Aktualitet

Tronditet Lushnja/ Tritol në dyqanin e Arjan Aliços! Ish-anëtari i bandës së Aldo Bares në burg por “hasmit” jashtë s

5 Prill 2021, 05:46 Nga DOSJA
Tronditet Lushnja/ Tritol në dyqanin e Arjan Aliços!

LUSHNJE– Tritoli trondit Lushnjen! Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një dyqani, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në pronësi të dyqanit të Arjan Aliços, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares, i cili akualisht ndodhet në burg. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova”, dhe nga shpërthimi i lëndës plasëse është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti në pronësi të Aliços. Ky nuk është sulmi i parë në drejtim të tij, pasi vetëm 3 vite më parë, në 2018, ndaj banesës së tij u qëllua me armë zjarri. Në momentin kur është hapur zjarr në banesë kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij, të cilat edhe pse u terrorizuan, shpëtuan pa dëme. Që nga ajo kohë, ato nuk jetojnë më në të njëjtën banesë.

Por kjo nuk është pista e vetme për hetuesit. Përveç të shkuarës së errët me bandën e Lushnjes dhe sulmin me armë zjarri, Aliço është përfshirë edhe në një sherr në vitin 2016. Bashkë me të birin, Xhinon, pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër plagosën me thikë Julian Sulën brenda një pike bastesh. Gjithçka mes tyre kishte nisur mbi preferencat që ata kishin për futbollistët e kombëtares dhe rastet e humbura të lojës, por përfundoi me 10 thika në trupin e Sinës.

Ndërkohë që Arjani u arrestua menjëherë, i biri u largua nga Shqipëria për t’u kthyer vetëm pak ditë më parë. Më 28 mars, ai u ekstradua nga Kroacia pasi është dënuar 13 vite heqje lirie për plagosjen e ndodhur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Lushnjes ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan aliço lushnje xhino aliço arjan aliço lushnje xhino aliço

Sondazh

Poll