Aktualitet

“Kumbari” u vra! Ekzekutohet me qindra plumba Bardhok Pllanaj, fatal goditja në kokë e gjoks! E kërkonte Policia por para

5 Prill 2021, 05:33 Nga DOSJA
“Kumbari” u vra! Ekzekutohet me qindra plumba Bardhok Pllanaj, fatal

SHKODËR– “Kumbari” u vra! Mbrëmjen e djeshme, një pritë ka ekzekutuar me 120 plumba Bardhok Pllanajn, 46 vjeç, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kumbari i Shkodrës”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, tej orarit policor të vendosur si masë mbrojtësë ndaj pandemisë.

Përveç kësaj, Pllanaj ishte shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj efektivit të ‘Shqiponjave’, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur vetëm katër muaj më parë, Pllanaj qarkullonte lirshëm me mjetin e tij ‘Range Rover”. Por mesa duket para Policisë e kanë gjetur “hasmit”. Dje teksa kthehej për në shtëpi, në fshatin Shtoj i Ri, kaloi përmes lagjes ‘Dobraç’ të Shkodrës, pa e ditur që dikush e ndiqte prej 150 metrash. 

Ende pa kaluar lagjen, një mjet “Wolkswagen Passat” me targa italiane, i preu rrugën “Kumbarit” dhe zbrazi 120 plumba kallshnikovi mbi të duke e lënë të vdekur në vend. Megjithatë fatale ishin disa goditje në kokë dhe gjoks. Pllanaj ishte i vdekur në timon, por e pafikur, makina vijoi të ecte derisa u përplas me murin e një biznesi. Ndërsa autorët, pak metra larg vendit ku kryen krimin, braktisën mjetin me targa italiane, bashkë me dy armë zjarri brenda tij, një prej tyre, kallashnikov. Dyshohet se janë 4 persona të përfshirë në atentat, por vetëm tre mendohet të kenë qenë në makinën “Passat”, ndërsa tjetri i ka larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka djegur mjetin e përdorur për krimin. 

Tanimë “blutë” e zonës kanë nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes, duke varur shpresat tek shenjat që mund të jenë lënë brenda mjetit të djegur dhe armëve të zjarrit. Gjithashtu kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të ndjekur itinerarin e autorëve. 

Pista kryesore që grupi hetimor ka mbi tavolinë është e shkuara e errët e Pllanajt, një prej personazheve më të komentuar të botës së krimit, që ka trazuar dhe ujërat e politikës. Megjithatë ende nuk ka një të dyshuar kryesor, me të cilin Pllanaj mund të ketë pasur konflikte së fundmi. 

Kush ishte Bardhok Pllanaj, ‘Kumbari’ i Shkodrës?

Për herë të fundit, emri i Pllanajt, “Kumbarit” të Shkodrës, u përmend në media për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

4 vite më parë Planaj ka qenë edhe në ‘qendër të ciklonit’ politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu edhe sekuestrimin e pasurisë së tij pasi e akuzoi atë për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Më 10 shkurt të vitit të shkuar, në derën e Pllanajt trokiti dhe Operacioni Forca e Ligjit. Pllanaj, edhe pse ishte në burg, do të duhet të jepte sqarime për mënyrën sesi e kishte vendosur pasurinë e tij edhe pse ajo iu sekuestruar.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj shkoder vrasje ne shkoder bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj shkoder vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2021, 20:11

Ahmetaj: Në maj Shqipëria hapet totalisht

TIRANË- Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitete...