Aktualitet

Të dhëna delikate të 500 mijë shqiptarëve përfundojnë në tregun e zi të internetit

4 Prill 2021, 21:11 Nga DOSJA
Të dhëna delikate të 500 mijë shqiptarëve

TIRANË- Të dhënat personale, si emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, adresë poste elektronike (e-mail), e deri tek numrat e telefonit të më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh kanë përfunduar falas në tregun e zi të internetit.

Informacionet personale janë grumbulluar para më shumë se 2 vitesh, kur Facebook pranoi se kishte një problem me sigurinë, por ky rast tregon se sa shumë informacion grumbullon Facebook nga klientët e tij.

Në rastin e Shqipërisë, janë fiks 506 mijë e 602 përdorues të rrjetit social më të madh në botë, të dhënat e të cilëve janë grumbulluar nga hakerat dhe më pas kanë përfunduar në tregun e zi të internetit.

Një pjesë të mirë të tyre, sipas platformës “The Hacker News”, e njohur për këshillat dhe ekspertizën që jep në fushën e mbrojtjes kibernetike mund t’u jenë zbuluar edhe të dhëna të ndjeshme, siç është numri i telefonit.

Kjo platformë thotë se të dhënat e publikuara falas në internet janë një minierë ari për hakerat, madje disa prej tyre kanë hapur llogari fiktive në aplikacione të ndryshme komunikimesh (WhatsApp, Telegram dhe Viber) për të zbuluar numrat e telefonit të përdoruesve të Facebook që kanë rënë viktimë e kësaj thyerjeje sigurie.

Një numër i saktë se sa shtetasve shqiptarë u janë kompromentuar të dhënat sa i takon numrave të telefonit nuk mund të jepet, por nisur nga përllogaritja që ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike i bëjnë numrit total të viktimave, bëhet fjalë për një shifër që shkon mbi 250 mijë vetë.

Ekspertët kanë lidhur këtë shkelje sigurie të Facebook edhe me një sërë sulmesh kibernetike, apo mesazhesh të rreme të shpërndara përmes WhatsApp dhe aplikacioneve të tjera të komunikimit. Policia shqiptare paralajmëroi në tetor të vitit të kaluar qarkullon një mesazh mashtrues që përdoret si “karrem” nga hakerat për të përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të viktimave, që më pas mund të çojë deri tek ndërhyrja në llogaritë bankare të tyre.

Gazeta “Si” mëson se dyshohet që numrat që kanë marrë këtë mesazh mashtrues janë përfituar nga rrjedhja e madhe e të dhënave që i ndodhi Facebook në vitin 2019. Facebook vetë nuk ka komentuar ende mbi këtë lajm, ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë ngritur edhe njëherë tjetër shqetësime në lidhje me privatësinë dhe sasinë e informacioneve personale që ky rrjet social grumbullon.

Në total në të gjithë botën janë kompromentuar llogaritë në Facebook të më shumë se 533 milionë përdoruesve. Pjesa më e madhe e tyre janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 50 mln, Britaninë e Madhe, Indi dhe më pas vende të Bashkimit Europian.

MARRË NGA GAZETA SI

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet hackera te dhenat personale tregu i zi hackera te dhenat personale tregu i zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2021, 20:11

Ahmetaj: Në maj Shqipëria hapet totalisht

TIRANË- Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitete...