Aktualitet

Denoncimi i fortë, Berisha: Truprojat e Ramës masakruan për vdekje qytetarin në Elbasan

4 Prill 2021, 15:00 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë, Berisha: Truprojat e Ramës masakruan për

ELBASAN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se sipas qytetarit dixhital, truprojat e kryeministrit Edi Rama, kanë rrahur për vdekje një qytetar në mes të Elbasanit.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Në denoncim shkruhet se Bruno Kumrija është personi që është rrahur nga Muhamed Usama Gashi, Kelmend Xhaferri (Nino) dhe grupi i besuar i Suel Çelës, që sipas Berishës janë edhe truprojat e kryeministrit Rama.

Denoncimi i plotë:

Badiguardet e Edvinit rrahin per vdekje qytetarin ne mes te Elbasanit. Narkopolicia fsheh ngjarjen! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb. Pershendetje zoti Sali Berisha jam nje qytetar anonim desha tju shkruaj per nje ngjarje te rendomt qe ka ndodhur dje me dat 3prill  ne qytetin e elbasanit rreth ores 7 mbasdite grupi i suel celes ushtaret e besuar dhe djali i halles se tyre me pseudonimin NiNo Kelmend Xhaferri ushtar i besuar qe ka bere dhe gjera te tjera dhe ka rrahur e masakruar njerez po ne elbasan Muhamed Usama Gashi si dhe disa te tjer qe kan qen me to ishin 3 makina ka rrahur e masakruar nje djal me emrin Bruno Kumrija ne lagje 5maji pallatet e bashkis ne mes te lagjes e cila asht shum e populluar dhe asnje nga zyrat kompetente te komisariatit te policis dega elbasan skan bere asnje levizje per kte ngjarje sic e dini kto jan ato tipat qe dhe ne dat 14 mars ka krijuar sherr midis njerze te partis  demokratike qe kan nxjerr arme ne sy te policis dhe skan ber gje prap policia sepse kan qen shoqeruesit e Zoti Kryeminister Edvin Rama si kte lajm e di e gjith elbasani qe Zotnia kryeminister ka pas desh perkrahjen e ksaj bande jo shoqerimin na policia per ta ruajtur mendoj qe kte gje si po shkruaj ju Zoti Sali Berisha  te merren masa se ka shum bir nenash qe po vuajn nga kton njerez te rendomt e alabak te partis socialiste mendoj se me publikimin e ktij lajmi na ana e juaj dhe me autoritetin si keni te mund te vihet drejtesi rreth ksaj ngjarje dhe ngjarje te tjera qe kan ndodhur me respekt nga qytetari anonim do ju isha mirenjohes po ta publikonit anonim ju lutem  ju faleminderit Zoti Sali Berisha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimet e berishes sali berisha denoncimet e berishes sali berisha

Sondazh

Poll