Aktualitet

Donte të grabiste apartamentin, shqiptarit i dështon plani, bie nga kati i tretë

4 Prill 2021, 14:56 Nga DOSJA
Donte të grabiste apartamentin, shqiptarit i dështon plani, bie nga

ITALI– Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, gjatë një tentative grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në orën 04:30 minuta të mëngjesit në zonën e Milanos.

33-vjeçari shqiptar kishte lidhur një litar në tarracë dhe po përpiqej të zbriste, për tu futur në apartamentin e katit të tretë që synonte të vidhte.

Por, fatkeqësisht shqiptari ka rrëshkitur, ka rënë dhe ka marrë plagë të mëdha. Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët e shqiptarit në këtë vjedhje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet milano shqiptari bie nga kati i trete milano shqiptari bie nga kati i trete

Sondazh

Poll