Bota

Kalimi i deputetes Grainca te VV, PDK: Albin Kurti i ofroi para të majme dhe privilegje tjera

4 Prill 2021, 17:34 Nga DOSJA
Kalimi i deputetes Grainca te VV, PDK: Albin Kurti i ofroi para të majme

KOSOVË- PDK ka reaguar pas kalimit të deputetes Adelinë Grainca, te Vetëvendosja. Në një njoftim për media, PDK ka thënë se ajo është shkakruar nga të gjitha funksionet që mbart për shkak se tradhëtoi dhe shiti votën e saj te VV për të votuar Vjosa Osmanin. PDK tha se Kurti ka bërë pazare me deputeten dhe i ka ofruar asaj para dhe privilegje të tjera në këmbim të votës.

Njoftimi i plotë i PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll