Bota

Osmani dështon dhe në raundin e dytë, votuan 82 deputetë, 11 fletë dalin të pavlefshme

4 Prill 2021, 16:44 Nga DOSJA
Osmani dështon dhe në raundin e dytë, votuan 82 deputetë, 11

KOSOVË– Vjosa Osmani nuk është zgjedhur Presidente as në raundin e dytë të seancës për zgjedhjen e Presidentit. Pas përfundimit të numërimit të votave, Osmani nuk marrë votat e mjaftueshme për tu bërë Presidente.

Nga 82 deputetë që morën pjesë në votim, 67 votuan për Osmanin. 11 fletë votimi dolën të pavlefshme. Ndryshe nga raundi i parë, këtë raund edhe kandidati tjetër, Nasuf Bejta ka marrë vota. Për të votuan 4 deputetë.

“Konstatuam 82 vota, 11 të paflevfshme. 67 vota për Osmanin dhe katër për Bejtën,“- tha anëtari i Komisionit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora zgjedhja e presidentit ne kosove zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll