Bota

Foto që po bën xhiron e rrjetit/ Vatikani si jugu i Shqipërisë, fatura e ‘kripur’ për dy hamburgerë dhe dy kapuçino

13 Maj 2019, 13:33 Nga DOSJA
Foto që po bën xhiron e rrjetit/ Vatikani si jugu i

ROMË- Dy turistë në Vatikan, po shijonin bukuritë e rralla të vendit derisa një faturë “e kripur” ua prishi ditën. Ata porositën dy hamburger, dy kapuçino dhe një kafe amerikano, gjithçka po shkonte mirë deri në momentin e faturës.

Në faturë të gjitha këto kushtuan plot 81.60 euro, duke paguar 50 euro për dy hamburger, 8 euro për një kafe dhe 16 për dy kapuçino, edhe 10% për shërbimin, vlerë që shkonte deri në 8 euro.

Fotoja e faturës ka përfunduar online dhe ka bërë xhiron e rrjetit.

Mediat italiane e kanë krahasuar faturën e drekës modeste me ato të restoranteve luksozë në Itali. Shumë e kanë cilësuar këtë gjë si një antireklamë për Italinë duke qenë se kjo gjë do t`i bëjë turistët të mos jenë të gatshëm të konsumojnë ushqime në restorantet italianë.

Restoranti është shndërruar në objekt të shumë kritikave në Tripadvisor për shkak të shpenzimeve të tepruara të ushqimit të thjeshtë.

Burimi: Corriere della Sera

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fatura e ushqimit turistet ne vatikan fatura e ushqimit turistet ne vatikan

Sondazh

Poll