Politike

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Mit’hat Havari: Një burrë shteti s’lëviz nga vendi, penalizoi veten

14 Maj 2019, 07:51 Nga DOSJA
Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Mit’hat Havari: Një burrë shteti

Tiranë- Për dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapit, Mit’hat Havari në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se nëse ai nuk do kishte tentuar t’i largohej policisë atëherë do kishte fituar opozita. Havari u shpreh se një burrë shteti nuk lëviz nga vendi. Sipas tij me vrapimin Sahit Dollapi penalizoi veten.

Jo se i marr në mbrojtje strukturat po  gjithsesi i di mirë këto vështirësi dhe halle. Para rrëzimit ai krijoi një incident.  Aty ka munguar një oficer karriere, i  kulturuar, i zgjuar që duke e njohur t’i thoshte “zoti Sahit të lutem mos na pengoni në punën tonë” dhe ai do kishte ikur.  Kur erdhi FNSH ai u tremb dhe mori vrapin dhe u rrëzua. Një burrë shteti nuk lëviz nga vendi. Qëndron në vend dhe aty do fitonte politikisht opozita, nëse policia do tentonte ta prekte me dorë duke mos bërë asgjë. Sepse deri në atë moment Dollapi nuk bëri asgjë, thjeshtë hoqi maskën, nuk pash veprim anti ligjor. Por duke vrapuar ju e dini atë shprehjen… Penalizoi veten.

Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi u la i lirë pas arrestimit në protestën e opozitës. Dollapi u dhunua nga policia gjatë protestës së të shtunës

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ndaj sahit dollapit mit'hat havari protesta dhuna ndaj sahit dollapit mit'hat havari protesta

Sondazh

Poll