Sport

Mbape: “Unë jam më i miri, më i mirë edhe se Ronaldo apo Mesi”

3 Prill 2021, 15:00 Nga DOSJA
Mbape: “Unë jam më i miri, më i mirë edhe se Ronaldo

FRANCE – Kilian Mbape padyshim është një nga futbollistët më të në mirë në botë aktualisht dhe duket se është ai njeriu i duhur për të thyer rekordet që Mesi dhe Ronaldo kanë vendosur në këto vite. Në një intervistë për “RMC Sport”, sulmuesi thekson se sa herë që zbret në fushë mendon se është më i miri, madje këtë e ka bërë edhe kur përballë ka pasur CR7 dhe Mesin.

“Sa herë që futem në fushë i them vetes gjithnjë që jam më i miri dhe këtë e kam bërë edhe kur në fushë kanë qenë CR7 apo Mesi. Ata janë lojtarë më të mirë se mua, kanë bërë një milliard gjëra më shumë se unë, por në mendjen time gjithmonë i them vetes se jam më i miri.

Sepse në këtë formë, nuk vendos limite dhe kërkon më të mirën nga vetja. Sigurisht, ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë këtë sepse krijohet edhe një barrierë dhe nuk kuptohet në të vërtetë ego”,– u shpreh Mbape.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 3 Prill 2021, 14:51

Rikthehet Ndoj, i jep Brescias fitoren me dy gola

ITALI – Pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave të futbollit për 4 muaj, Emanuele Ndoj është kthyer më i fortë se kurrë dhe po jep një kontribut ...