Sport

SERIE A/ Milan dhe Juventus duhet të frikësohen! Ngjeshet zona për katër vendet e para, Napoli dhe Atalanta ia dalin të…

3 Prill 2021, 15:42 Nga DOSJA
SERIE A/ Milan dhe Juventus duhet të frikësohen! Ngjeshet zona

ITALI– Në javën e 29-të të Serie A u zhvilluan shtatë takime. Të mëdhatë nuk gabuan duke e bërë situatën për katër vendet e para mjaft interesante. Napoli ia doli të fitojë ndaj Crotones me shifrat 4-3. Skuadra që renditet në vendin e fundit ia bëri të vështirë 90 minutëshin.

ATALANTA UDINESE 3-2

Bën mirë edhe Atalanta, që triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Udineses, falë golave të kolumbianëve Muriel dy herë dhe Zapata, ndërsa friulianët rihapën takimin me golat e Pereiras dhe Stryger Larsen.

SASSUOLO-ROMA 2-2

Del thuajse jashtë garës për një vend në zonën Champions skuadra e Romës, që nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Sassuolos, ndonëse vendasit kishin të padisponueshëm 5 titullarë në këtë takim.

LAZIO-SPEZIA 2-1

Fitore “në frymën e fundit” për Lazion, që ia doli të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Spezias falë një penalltie të dyshimtë, të akorduar në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe të shndërruar në gol nga Caicedo.Nuk mungoi as tensioni në minutat shtesë, duke bërë që arbitri t’i tregojë kartonin e kuq direkt Lazzarit dhe të verdhin e dytë Correas, duke lënë Lazion me 9 futbollistë, por kjo vetëm pak sekonda para vërshëllimës finale.

BENEVENTO-PARMA 2-2

CAGLIARI-VERONA 0-2

GENOA-FIORENTINA 1-1

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atalanta juventus napoli serie a atalanta juventus napoli serie a

Sondazh

Poll

Sport 3 Prill 2021, 14:51

Rikthehet Ndoj, i jep Brescias fitoren me dy gola

ITALI – Pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave të futbollit për 4 muaj, Emanuele Ndoj është kthyer më i fortë se kurrë dhe po jep një kontribut ...