Sport

VIDEO/ Perla e Bregut çon Teutën në vendin e parë, asnjë “krismë” në ndeshjen Vllaznia-Partizani

3 Prill 2021, 16:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Perla e Bregut çon Teutën në vendin e parë,

SHQIPËRI-Në javën e 26-të të Superligës shqiptare u zhvilluan dy takime si Teuta-Laçi dhe Vllaznia-Partizani. Në Durrës mjaftoi goli i Bregut në minutën e 78-të që Teuta të merrte kryesimin në kuotën e 46 pikëve. Kurbinasit tentuan të mos mposhteshin në Durrës, por nuk ia dolën dot dhe tani bien në vendin e tretë që e ndajnë me Partizanin.

Në Shkodër Vllaznia-Partizani përfundoi 0-0. Miqtë ishin më kërkues në pjesën e parë, duke iu afruar golit me Bitrin. Në të dytën shkodranët u paraqitën më mirë dhe Shehi e Dilaver rrezikuan portën e Alban Hoxhës, por pa sukses. 0-0 dhe gara për titulli vazhdon të jetë shumë interesante.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport partizani teuta vllaznia partizani teuta vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 3 Prill 2021, 14:51

Rikthehet Ndoj, i jep Brescias fitoren me dy gola

ITALI – Pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave të futbollit për 4 muaj, Emanuele Ndoj është kthyer më i fortë se kurrë dhe po jep një kontribut ...