Politike

‘Kush do i gjejë vaksinat? Luli?’/ Rama kapet sërish kundërshtarët: Janë si veza “Kinder”, nuk fle Berisha e Meta,

3 Prill 2021, 13:25 Nga DOSJA
‘Kush do i gjejë vaksinat? Luli?’/ Rama kapet sërish

FIER– Kryeministri Edi Rama sërish nuk ka lënë në harresë kundërshtarët e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë një aktiviteti politik në Fier, Rama i krahasoi me një vezë “Kinder”, duke i ilustruar qytetarëve se jashtë do të shihnin “çokollatë”, ndërsa shtoi se brenda do të gjenin “xhinde”.


Fle Luli por nuk fle Saliu, as Iliri. Nuk fle Monika. Se demokratët, nuk e kuptoj dot si mund ta bëjnë, kur voton Lulin dhe është njësoj si “Kinder”. E hap dhe të del xhindi. Po jo 1, tre. Të ngec në fyt grupi i xhindeve. Më thonë pse i thua Gjino? Po se është Gjinua, shikojeni si e nxjerrin në dasma. Saliu rri e fshihet pas qytetarit dixhital. Ilir vjen vërdallë dhe gjithmonë e thotë fjalën burg. Duket sikur i nxjerr frikën vetes. Monika shkon filxhan më filxhan. Në Vlorë kanë filluar dhe nuk bëjnë fushatë por kallëzime për çdo punë. Thonë do e çojnë në prokurori. Do çojnë çdo gjë në Prokurori. Le t’i çojnë por do bllokohet çdo gjë. Edhe vaksinimi! Kush do t’i gjejë vaksinat? Luli. Është tmerr. Nuk është për të qeshur se çfarë mund të ndodhë me drejtësinë,”-shtoi kryeministri.

LAJMI KRYESOR: ‘S’vijmë nga 2 mandate, por nga 1 luftë’/ Rama kërkon votën nga Bylysi: Fitorja e PD? Nëse ndodh, faj i një gjenerate. Do na çojnë në greminë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne bylis zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne bylis zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll