Politike

Sulmi i Ramës, PD: Edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama i kthehet Opozitës

2 Prill 2021, 19:52 Nga DOSJA
Sulmi i Ramës, PD: Edhe në ditën kur i duhet të perballet me

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e konsideroi të neveritshëm reagimin e Opozitës pas humbjes së gjyqit me biznesmenin Francesco Beçhetti. Në një status në Facebook, PD-ja shkruan se edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.

Sipas Partisë Demokratike, shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës.

“Edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën. Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës. Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë,”- shkruan PD.

Më herët, kryeministri Rama e konsideroi të neveritshëm dhe të parakohshëm reagimin e Opozitës dhe të Presidentit, pas humbjes së gjyqit të Shqipërisë. Tashmë vendi ynë do të duhet t’i paguajë 110 milionë euro Beçhettit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama partia demokratike shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit edi rama partia demokratike shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit

Sondazh

Poll