Aktualitet

 ‘E dogjën’ me armë zjarri për ditëlindjen e shefes, rikthehen në detyrë 4 efektivët e policisë së Lezhës, nuk ka

2 Prill 2021, 18:40 Nga DOSJA
 ‘E dogjën’ me armë zjarri për ditëlindjen

LEZHË– Katër punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin pezulluar pak ditë me parë, pasi qëlluan me armë zjarri, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre, janë rikthyer në detyrë.

Mësohet se efeketivët me inicialet R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. tashmë janë larguar nga forcat ‘Shqiponja’, dhe janë transferuar në komisariatin e policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.  Ata do të vijojnë detyrën e tyre, por patralelisht hetimet nga Prokuroria e Lezhës, nuk kanë pushuar.

Katër policët u pezulluan nga puna pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku shiheshin duke qëlluar me armë zjarri në ajër për ditëlindjen e shefes së tyre.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe lezhe

Sondazh

Poll