Aktualitet

Kapshticë/ Kapet me euro, dollarë dhe pulla vizash, në pranga turku

14 Maj 2019, 09:13 Nga DOSJA
Kapshticë/ Kapet me euro, dollarë dhe pulla vizash, në pranga

KAPSHTICË– Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kapshticës pasi kishte me vetë para dhe pulla vizash të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve në çantën personale të 52-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar: 5300 Dollarë e 4095 Euro të padeklaruara në kufi. Si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohen në Pikat e Kalimit Kufitar.

Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.

Arrestohet në flagrancë një shtetas turk.

Sekuestrohen 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet turku ne kapshticë dogana e kapshtices arrestohet turku ne kapshticë dogana e kapshtices

Sondazh

Poll